ZYRTARE: Llapi prezanton ‘bomberin’ e sulmit, vjen nga Shqipëria

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 12:39
ZYRTARE: Llapi prezanton ‘bomberin’ e sulmit, vjen nga Shqipëria

Jurgen Peqini nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin.

Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës rrit konkurrencën në repartin ofanziv tek llapjanet.

Skuadra e Llapit ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë 3 vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.

Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina.

2016/17 – KF Elbasani (5 gola, 3 asistime)
2017/18 – KF Teuta (6 gola)
2019/20 – KF Turbina (11 gola, 10 asistime)
2020/21 – KF Besa Kavajë (5 gola, 8 asistime).

(Kosova Sot Online)