Zbulohet skandai i mashtrimit të madh, golashënuesi më i mirë i Stuttgart zbulon se si ka luajtur me identitet të rremë!

  • S.A /
  • 08 June 2021 - 16:34
Zbulohet skandai i mashtrimit të  madh, golashënuesi më i mirë i Stuttgart zbulon se si ka luajtur me identitet të rremë!

Stuttgarti ka zbuluar se Silas Wamangituka, i cili ishte golashënuesi i tyre më i mirë në për edicionin 2020-21, ka luajtur me një identitet të rremë.

Sulmuesi filloi karrierën e tij në Republikën Demokratike të Kongos përpara se të transferohej në krahinën franceze Ales në vitin 2017 dhe më pas u transferua nga klubi i Ligue 1, Paris FC një vit më vonë.

Stuttgart më pas arriti marrëveshje me Silas, për të kaluar në Gjermani në vitin 2019, duke i ofruar kontratë pesëvjeçare, por klubi tani ka zbuluar detaje që vërtetojnë se dokumentet e tij të transferimit ishin të falsifikuara.

Stuttgart ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se emri i vërtetë i lojtarit është Silas Katompa Mvumpa dhe se ai ka lindur në vitin 1998 dhe jo në vitin 1992, gjë që e bën atë 22-vjeç.

Klubi është zotuar të mbështesë Silas pas pranimit të tij se një ish-agjent nga Belgjika ndryshoi të dhënat e tij personale pasi fitoi kontrollin e llogarisë së tij bankare dhe posedimin e pasaportës së tij.

Sulmuesi kongolez ka folur hapur në një intervistë për uebfaqen e Stuttgart , duke këmbëngulur se ai nuk ishte në gjendje të dilte me të vërtetën më parë për shkak të frikës se siguria e familjes së tij mund të rrezikohej.

“Unë kam jetuar në frikë të vazhdueshme në vitet e fundit dhe gjithashtu isha shumë i shqetësuar për familjen time në Kongo. Ishte një hap i vështirë për mua të zbuloja historinë time”, ka thënë ai.

“Kam guxuar ta bëj këtë vetëm me mbështetjen e konsulentëve të mi të rinj. E kuptova që nuk duhet të kem më frikë dhe se ne mund të vendosim gjithçka në tryezë së bashku”.

“Nuk do të kisha guxuar të bëja këtë hap nëse Stuttgart, ekipi im dhe VfB nuk do të ishin bërë një shtëpi të dytë për mua ku ndihem i sigurt. Sot jam shumë i lehtësuar dhe shpresoj se mund të inkurajoj edhe lojtarë të tjerë që kanë këso përvoja të ngjashme me agjentët”.

“Unë jam thellësisht mirënjohës ndaj VfB Stuttgart për të gjithë besimin dhe mbështetjen që ata kanë treguar gjatë kësaj kohe”, ka shtuar më tej lojtari

Drejtori sportiv i Stuttgart, Sven Mislintat, ka premtuar se Silas do të vazhdojë të jetë një pjesë e skuadrës. 

(Kosova Sot Online )