Zbulohen katër lojtarët që pritet t’i shesë Chelseat për të financuar transferimin e Haalandit

  • S.A /
  • 09 June 2021 - 11:23
Zbulohen katër lojtarët që pritet t’i shesë Chelseat për të financuar transferimin e Haalandit

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi.

The Blues tashmë janë njoftuar nga skuadra gjermane se për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, duhet të paguajnë rreth 170 milionë euro.

Kështu, Chelsea e ka komoditetin që të investojë pa problem në Haalandin, duke ditur se tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve, por edhe ka lojtarë në listën e shitjeve. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, blutë e Londrës janë të gatshëm t’i shesin katër lojtarë për të transferuar norvegjezin.

Në listën e largimeve do të jenë lojtarët si, Fikayo Tomori, Hakim Ziyech, Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga. Nga shitja e tyre mund të akumulohet një shumë rreth 110 milionë euro, e që Chelsea do të paguante vetëm edhe 60 milionë euro nga arkat e tyre.

Një problem kryesor për Chelsean mbetet paga e Haalandit, që thuhet se kërkon deri në 500 mijë euro në javë. Kjo gjë do të shkaktonte pakënaqësi te lojtarët e skuadrës londineze, me N’Golo Kante që është më i paguari me 300 mijë euro në javë, i ndjekur nga Timo Werner me 282 mijë, Ben Chilwell me 200 mijë e Kepa Arrizabalaga me 170 mijë. 

(Kosova Sot Online )