Barcelona ende s’i ka dërguar Messit ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes

  • S.A /
  • 10 June 2021 - 10:52
Barcelona ende s’i ka dërguar Messit ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes

Barcelona ende nuk i ka dërguar kapitenit të vet, Lionel Messi, ofertë për ripërtëritjen e marrëveshjes, e cila i skadon në fund të këtij muaji. Lionel Messi ndodhet në grumbullim me ekipin kombëtar të Argjentinës tani, për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe nga java e ardhshme për turneun e Kupës së Amerikës.

Messi dhe drejtuesit e Barçës kanë biseduar për ripërtëritjen e kontratës, por argjentinasi ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë të cilën mund ta shqyrtojë dhe pastaj të nënshkruajë, sipas MARCA-s.

Pas 20 ditëve saktësisht, Messi do të jetë lojtar i lirë. President Joan Laporta është i qartë për ofertën që dëshiron t’ia bëjë Messit, i tillë ka qenë tash e disa javë. Ai dëshiron t’i ofrojë atij dy vjet kontratë me pagë vjetore prej 50 milionë eurove, përgjysmë më pak se paga e tanishme e tij.

Por, Messi do ta kishte një ofertë tjetër pas dy viteve, marrëveshje 10-vjeçare për ta marrë rolin e ambasadorit të klubit, nga e cila do t’i fitonte 10 milionë euro në vit.

Presidenti ia ka shpjeguar këto kushte babait dhe menaxherit të Messit, Jorge, por asgjë nuk është vendosur në letër.

(Kosova Sot Online )