Griezmann u befasua kur pa Benzemën në listë për “Euro 2020”

  • 10 June 2021 - 17:40
Griezmann u befasua kur pa Benzemën në listë për “Euro 2020”

“Deschamps më surprizoi kur publikoi listën dhe pash Benzemën”, ja fjalët e Antoine Griezmann, për ftesën që Karim Benzema mori nga trajneri i Francës.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ftohej nga Franca për shkak të një skandali që nga viti 2015, dhe humbi Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’ dhe Kampionatin Botëror ‘Rusa 2018’.

Por, Didier Deschamps, i befasoi të gjithë në muajin maj, duke ftuar Benzeman në skuadër pas gjashtë vjetësh.

Natyrisht, Griezmann është njëri prej atyre që ka mbetur gojëhapur, por thotë se është diçka e mirë për Francën dhe se është i lumtur që e ka në skuadër.

“E mora vesh si të gjithë, kur Deschamps publikoi listën. Më surprizoi, por jam i kënaqur. Flasim për Benzemanë, një sulmues i madh, që mund të na ndihmojë shumë. Sinqerisht, duhet të jemi të lumtur që e kemi sërish mes ne, dhe duhet ta bëjmë të ndihet mirë, ta ndiejë besimin tonë. Është një lojtar me të cilin është e lehtë të luash, dhe natyrisht është i mirëseardhur”, deklaroi Girezmann.

Franca e nis Evropianin me 15 qershor kundër Gjermanisë, derisa më pas luan me Hungarinë dhe Portugalinë

(Kosova Sot Online)