Xhaka thyen heshtjen pas spekulimeve që e lidhin me Romën

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 23:07
 Xhaka thyen heshtjen pas spekulimeve që e lidhin me Romën

Granit Xhaka ka folur për herë të parë që prej spekulimeve që e lidhin me largimin nga Arsenali dhe transferimin në Romë.

Sido që të jetë, ai ka injoruar totalisht pyetjet për të ardhmen, duke folur vetëm për atë që ndodhi sezonin që lamë pas dhe dëshirën që një ditë të luajë sërish me vëllain, Taulant Xhaka.

Graniti është dëshira e madhe e Jose Mourinhos dhe raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Romën për një kontratë pesë vjeçare.

“Futbolli është sport ekipor dhe ju jeni i mirë nëse ekipi është i mirë”, tha Xhaka.

“Natyrisht personalisht ka qenë një vit i mirë, kam luajtur dhe jam paraqitur mirë, por vendi në tabelë në fund të sezonit na zhgënjen”.

Xhaka e nisi karrierën në Basel, aty ku sot vëllai i tij, Taulanti është kapiteni, me të cilin shpreson të luajë në një skuadër një ditë.

“Është e mrekullueshme se si koha fluturon. Jam pothuajse 29. Por ende ndihem i ri dhe i uritur, dua të vazhdoj të luaj futboll ende ne nivele të larta”.

“Dhe natyrisht është ëndërr për Taulantin dhe mua të luajmë së bashku në FC Basel – edhe nëse do të jetë për një minutë, apo një ndeshje. Do të doja të fitoja një tjetër trofe me Bazelin”. 

(Kosova Sot Online)