Sevilla i ofron kontratë pesë vjeçare Ramosit dhe 7 milionë euro në sezon

  • S.A /
  • 11 June 2021 - 16:51
Sevilla i ofron kontratë pesë vjeçare Ramosit dhe 7 milionë euro në sezon

Sevilla është duke tentuar që të rikthejë në shtëpi Sergio Ramosin.

Sipas “El Chiringuito”, Sevilla ka bërë gati kontratën për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Atij i është ofruar kontratë pesë vjeçare dhe rrogë 7 milionë euro në sezon, dhe pas futbollit të marrë një rrol në klub.

Ramos u transferua nga Sevilla në Madrid në vitin 2005, ku ka fituar gjithçka, por s’po gjen gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe pas disa ditësh, do të jetë futbollist i lirë.

35-vjeçari ka bërë 671 paraqitje me Realin, ka shënuar 101 gola. Ai ka fituar 22 trofe me Madridin. 

(Kosova Sot Online )