United nis punën pas deklaratave të Pogbës

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 13:43
United nis punën pas deklaratave të Pogbës

Manchester United dëshiron që Pogba të qëndrojë.

Paul Pogba, ditë më parë përmendi kontratën që do t’i skadojë me “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të ardhshëm. Ai tha se deri sot, s’ka pasur asnjë kontakt me klubin se çfarë do të ndodhë, nëse do të qëndrojë, apo largohet.

Kjo ka alarmuar menjëherë Manchester Unitedin, që sipas Sky Sports, do qëndrimin e mesfushorit francez.

United ka vendosur të takohet me përfaqësuesit e Pogbës për të parë se çfarë planesh ka lojtari.

Real Madrid dhe Juventus kanë qenë klubet që më së shumti e kanë kërkuar Pogbën, për të cilin tani ka hyrë në garë edhe Paris Saint Germain. 

(Kosova Sot Online)