Transmetuan pamje gjatë trajtimit të Christian Eriksen, kërkon falje BBC

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 23:16
Transmetuan pamje gjatë trajtimit të Christian Eriksen, kërkon falje BBC

BBC ka kërkuar falje pas ankesave që vazhdoi të transmetonte pamje ndërsa mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen mori një trajtim urgjent gjatë ndeshjes ndaj Finlandës.

Mesfushori ra në tokë në “Parken Stadium” në Kopenhagë, pak para pjesës së parë, duke i lënë lojtarët nga të dy skuadrat në shqetësim të qartë dhe në lot.

Në një deklaratë, BBC tha: “Ne i kërkojmë falje kujtdo që ishte mërzitur nga imazhet e transmetuara.

“Mbulimi në stadium kontrollohet nga Uefa si transmetuesi nikoqir dhe sa më që parë që ndeshja u pezullua, ne e larguam mbulimin tonë sa më shpejt që të ishte e mundur”, shkruhej në komunikatën e BBC.

(Kosova Sot Online)