Kardiologu sportiv: Eriksen mund të mos luajë më futboll

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 10:11
Kardiologu sportiv: Eriksen mund të mos luajë më futboll

Christian Eriksen mund të mos luajë më futboll pasi kolapsoi në fushë dje gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, thotë një kardiolog sportiv.

Futbollisti i Inter Milanit ra në tokë pa ndjenja gjatë një ndeshje midis Danimarkës dhe Finlandës në Parken Stadium në Kopenhagë pak para përfundimit të pjesës së parë. Ish-playmakeri 29-vjeçar i Spurs u trajtua në fushë para se të dërgohej në spital. Ndeshja u pezullua dhe vazhdoi në orën 20:30.

Është ende e paqartë se cila është arsyeja që shkaktoi alivanosjen e Eriksenit.

Federata e Futbollit e Danimarkës ka konfirmuar se Eriksen është zgjuar në spital dhe gjendja e tij është stabile.

Sanjay Sharma, profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin St George’s të Londrës, tha se diçka shkoi tmerrësisht keq. Profesor Sharma punoi së bashku me Eriksen gjatë kohës kur danezi ishte pjesë e Tottenhamit.

“Mjekët ia dolën ta rikthenin atë, por pyetja është se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi? Erikseni u nënshtrua testeve normale prej viteve 2019, pra si e sqaroni sulmin kardiak?” – tha Sharma

Zgjimi i Eriksenit sipas tij ishte një shenjë shumë e mire.

“Jam shumë i lumtur. Fakti që ai është në gjendje stabile dhe zgjuar, do të jetë gjithçka në rregull” – tha ai.

Por, Sharma vë pikëpyetje nëse Eriksen do të mund të luajë futboll profesionist më.

“Nuk e di nëse ai do të luajë futboll më. Pa e thënë shumë troç, ai vdiq sot, megjithëse për disa minuta, por ai vdiq dhe a do ta lejonte profesionisti mjekësor të vdiste përsëri? Përgjigja është jo” – tha Sharma.

Prof Sharma shtoi se do të ishte në dorën e lojtarit dhe klubit për të vlerësuar rreziqet e vazhdimit të karrierës.

“Lajmi i mirë është se ai do të jetojë, lajmi i keq është se ai po vjen në fund të karrierës së tij, kështu që a do të luante ai një ndeshje tjetër futbolli profesionist, është diçka që nuk mund ta them. Në Mbretërinë e Bashkuar ai nuk do të luante. Ne do të ishim shumë të rreptë për këtë” . përfundoi profesori i kardiologjisë sportive.

(Kosova Sot Online)