Edhe një futbollist i ri i thotë “PO” Kosovës

  • S.A /
  • 14 June 2021 - 12:46
Edhe një futbollist i ri i thotë “PO” Kosovës

Futbollisti i ri dhe i talentuar, i cili bën karrierë në Gjermani, Dion Ajvazi, ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës. 17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Federatës së Futbollit të Kosovës, ku sot është pritur nga krerët e saj.

“Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë. Dioni u”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit.

Në këtë njoftim thuhet se FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane. 

(Kosova Sot Online )