Buffon vendos përfundimisht për të ardhmen, nuk pensionohet

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 17:26
Buffon vendos përfundimisht për të ardhmen, nuk pensionohet

Gianluigi Buffon i ka idetë të qarta. Së shpejti një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit do të zyrtarizojë rikthimin në të kaluarën: mbrojtjen e ngjyrave të Parmës.

43-vjeçari do të firmosë kontratë dyvjeçare me verdheblutë, pra deri në qershor 2023.

“Vendosa të vazhdoj të luaj sepse ende ndihem mirë”.

Këmbëngulja e drejtuesit të Parmës, Javier Ribalta, duket se ka luajtur rol vendimtar. Vullneti i trajnerit Enzo Maresca, i cili la luajtur bashkë me Gigin, gjithashtu la patur ndikim thelbësor. Me pak fjalë, Buffon, edhe pse 43 vjeç nuk do t’i heqë dorezat e portierit.

“E mora vendimin teksa isha në dilemë për ta lënë futbollin apo vazhduar. Do të vazhdoj. Ky është një fakt sepse unë ende ndihem mirë dhe i fortë. Performancat që bëra janë përgjigjja më e mirë. Në një moshë të caktuar ndjeva siguri, shokët e ekipit më dhanë përgjigjet më të mëdha. Kur hyn në dhomën e zhveshjes, percepton se çfarë mendojnë ata për ty. Vlerësimi më bëri të kuptoj se është e drejtë që të vazhdon. Më vonë do të zbuloj disa prapaskena me shokët e mi të skuadrës, të cilët më kanë dhënë kaq shumë. Nuk kam marrë vendime të nxituara.”

(Kosova Sot Online)