Spanjë – Suedi, super ndeshja e mbrëmjes

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 19:07
Spanjë – Suedi, super ndeshja e mbrëmjes

Kampionati Evropian i futbollit vazhdon sonte me ndeshjet e grupeve D dhe E

Kampionati Evropian i futbollit vazhdon me ndeshjet e grupeve D dhe E, të cilat po luhen sot.

Pa dyshim, dueli kryesor i ditës do të jetë ai në mes të Spanjës me Suedinë.

“Stuhia e Kuqe” është njëra prej favoriteve të “Euro 2020”, prandaj synon ta nisë mbarë këtë eveniment.

Nga ana tjetër, suedezët po ashtu i kanë bërë llogaritë e tyre dhe duan rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Momentalisht, në grupin e njëjtë, atë E, po luajnë fqinjët, Polonia me Sllovakinë.

Polakët shiheshin si favoritë për ta fituar këtë sfidë, por që sllovakët janë duke fituar, 1:0.

(Kosova Sot Online)