Reagon trajneri i Spanjës pas kritikave ndaj Moratas për paraqitje të dobët kundër Suedisë

  • 15 June 2021 - 08:52
Reagon trajneri i Spanjës pas kritikave ndaj Moratas për paraqitje të dobët kundër Suedisë

rajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka mbrojtur sulmuesin e vet Alvaro Morata, i cili u përcoll me fishkëllima nga tifozët e vet në stadium, për shkak se i humbi disa raste ideale në barazimin me Suedinë në ndeshjen hapëse të skuadrës së tij në Euro 2020 të hënën.

Megjithëse e mbizotëroi kundërshtarin, Spanja nuk mundi të arrijë më shumë se një barazim pa gola në takimin e Grupit E në Sevillë

Por furia e kuqe kishte raste shënimi me bollëk, të cilat i shpërdoroi prandaj dhe u përball me kritika të shumta.

Morata e humbi mundësinë më të mirë të Spanjës në pjesën e parë, duke gjuajtur jashtë portës nga afërsia. Por Enrique u shpreh i lumtur me lojën e ekipit të tij në përgjithësi dhe beson se mund të përballet me kritikat.

I pyetur për fishkëllimat e tifozëve kundër Moratas – edhe pse ai u duartrokit kur u zëvendësua – Enrique tha: “Mendoj se ndaj lojtarëve pati dy reagime të ndryshme, por unë dua të përqendrohem në reagimin mbështetës.”

“Dua të përpiqem t’i përmirësoj lojtarët e mi dhe t’i mbroj ata. Këtë tentoj ta bëj gjithmonë. Por natyrisht jam më i lumtur kur i shoh tifozët duke e brohoritur emrin e lojtarëve”, shtoi ai.

Ai këmbënguli se Morata luajti mirë: “Mendoj se Alvaro bëri lojë shumë të mirë. Natyrisht se të gjithë ne duam t’i shfrytëzojmë rastet pro edhe të tjerët kishin mundësi shënimi”. 

(Kosova Sot Online )