Legjenda italiane: Messi më mahnit shumë, ai e bën dallimin në fushë më shumë se Ronaldo

  • S.A /
  • 15 June 2021 - 10:39
Legjenda italiane: Messi më mahnit shumë, ai e bën dallimin në fushë më shumë se Ronaldo

Mbrojtësi legjendar i Italisë dhe Milanit, Roberto Donadoni, ka treguar se e parapëlqen Lionel Messin para Cristiano Ronaldos dhe beson se argjentinase ka aftësi më të mira teknike dhe e bën dallimin në fushë më shpesh sesa portugezi.

Donadoni, i cili vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj italian, beson se është e vështirë të bësh krahasim mes lojtarëve që kanë luajtur në epoka të ndryshme. Ai nuk deshi të bëjë krahasim mes Messit dhe Diego Armando Maradonës, por la të kuptohet se Messi i pëlqen më shumë se të gjithë.“Nuk më pëlqen të bëj krahasime mes Maradonës dhe Messit, apo mes Diegos dhe Peles.

Epokat e tyre dallojnë. Më pëlqen Maradona dhe më pëlqen Messi. Messi më pëlqen shumë”, tha Donadoni për Ole. Messi dhe Ronaldo luajnë në të njëjtën epokë dhe Donaodni beson se t’i krahasosh ata dy është e arsyeshme. “Sa i përket karakteristikave, Messi më pëlqen më shumë se Ronaldo, sepse ai është lojtar tjetër teknikisht”, theksoi ai. “Kur shikoj ndeshje, Messi më mahnit më shumë. Ronaldo shënon shumë gola, natyrisht, por unë besoj se Messi e bën dallimin më shumë në fushë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )