Messi mbret i gjuajtjeve të lira, e kalon Cristiano Ronaldon

  • S.A /
  • 15 June 2021 - 11:28
Messi mbret i gjuajtjeve të lira, e kalon Cristiano Ronaldon

Lionel Messi e ka kaluar rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldon, për numrin e golave të shënuara nga gjuajtja e lirë, pasi shënoi në barazimin e Argjentinës me Kilin në ndeshjen hapëse në Kupën e Amerikës të hënën. Lionel Messi e nisi fushatën e tij në Kupën e Amerikës me një paraqitje frymëzuese kundër Kilit, megjithëse Argjentina nuk arriti më shumë se një barazim, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë. Para ndeshjes kundër Kilit, Messi dhe Ronaldo i kishin nga 56 gola secili nga gjuajtja e lirë. Por Messi e ka rritur këtë numër në 57 pas golit të mbrëmshëm.

Messi i ka 50 gola në fanellën e Barcelonës dhe shtatë në atë të Argjentinës nga gjuajtjet e lira. Ronaldo i kishte shënuar 13 për Manchester Unitedin, 32 për Real Madridin dhe 10 me Portugalinë. Shifrat Messit janë edhe më mbresëlënëse kur mendon se vetëm para katër viteve, më 2107, Cristiano i kishte shënuar 49 gola nga gjuajtjet e lira ndërsa Messi vetëm 31. Por vitet e fundit, argjentinasi e ka perfeksionuar goditjen e dënimit dhe ka qenë i pandalshëm. 

(Kosova  Sot Online )