Dortmund reziston për Sanchon, refuzon 67 milionë paund nga Manchester United

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 14:18
Dortmund reziston për Sanchon, refuzon 67 milionë paund nga Manchester United

Jadon Sancho me shumë gjasa do të largohet nga Borussia Dortmund në këtë merkato verore.

Talenti anglez pritet të transferohet tek Manchester United, të cilët janë duke insistuar për transferimin e tij.

Mirëpo, skuadra e Dortmund nuk ka ndërmend ta lëshojë kollaj 21 vjeçarin. Sipas asaj që raporton “Manchester Evening News" , skuadra gjermane ka refuzuar një ofertë prej 67 milionë paundësh. Tashmë, United duhet të bëjë një ofertë të re, pasi kjo shumë e ofruar nga ta u refuzua nga Dortmund.

(Kosova Sot Online)