Dzeko, opsioni i Milanit nëse nuk vjen Giroud

  • A.P /
  • 15 qershor 2021 - 18:15
Dzeko, opsioni i Milanit nëse nuk vjen Giroud

Milani është duke bërë gjithçka në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Oliver Giroud. Sulmuesi i Chelsea-t është dëshira e madhe e kuqezinjve për repartin e avancuar.

Sidoqoftë, drejtuesit e “Djallit” kanë edhe një plan B nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e francezit dhe alternativa është Edin Dzeko.

Milan i ka ofruar sulmuesit një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë që zgjat deri në vitin 2023 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

Për të mos u kapur në befasi, “Djalli” është duke parë me kujdes edhe emrin e Edin Dzekos, por edhe për sulmuesin boshnjak situata nuk duket e thjeshtë, pasi pretendimet financiare nga ana e lojtarit janë më të larta se ato që ka Giroud.

Drejtuesit e Milanit ndërkohë kanë vendosur të blejnë përfundimisht Sandro Tonalin. Akordi përfundimtar mes klubit dhe Breshias, që zotëron kartonin e mesfushorit, është 10 milionë euro, pavarësisht pretendimeve që kishte klubi, që kërkonte 15 milionë euro.

Sa i takon sulmit, gjatë javës drejtuesit e Milanit do të përpiqen që sa me shpejt të zgjidhin çështjen e sulmit.

(Kosova Sot Online)