Gazeta e madhe zvicerane e kritikon ashpër Xhakën me bashkëlojtarë: Zviceranët s’janë të tillë

  • A.P /
  • 15 qershor 2021 - 20:59
Gazeta e madhe zvicerane e kritikon ashpër Xhakën me bashkëlojtarë: Zviceranët s’janë të tillë

“Show” me Lamborghini, tatuazhe dhe sjellja e frizerit personal në kampin zviceran për Euro 2020. Ky grup i futbollistëve të Zvicrës po jep sinjale naive. Kështu e nis artikullin e tij zëvendës-kryeredaktori i sportit në gazetën më të madhe zvicerane, Blick, Andreas Boni.

Ai ka shkruar për mënyrën se si po sillen futbollistët e Zvicrës në këtë Kampionat Evropian.

“Pasi u paraqitën për Kampionatin Evropian me Lamborghini dhe Ferrari dhe tatuazhet e bëra në fundjavën para fillimit të Kampionatit Evropian, tani ata sollën edhe frizerët në Romë” – shkroi Andreas Boni duke iu referuar Granit Xhakës që ndryshoi ngjyrën e flokëve së fundmi.

“Kjo gjeneratë lojtarësh është larguar nga baza, nga njerëzit e zakonshëm. Ajo tregon një sjellje që nuk mund të kuptohet nga tifozët normalë ose njerëzit në rrugë. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën. Dhe lojtarët, ata tani kanë vetëm një shans për të bindur njerëzit në Zvicër. Duke e lënë performancën të flasë vetë në fushë. Dhe së pari duhet të arrijnë qëllimin minimal, të kalojnë grupet në Euro 2020. Sepse atë që lojtarët nuk e kanë kuptuar ende: Nëse ata kanë performuar mirë dhe kanë arritur një gjysmë finale, për shembull, ata mund të vrapojnë të zhveshur rreth Bundesplatz në Bern pa u ndëshkuar dhe njerëzit do të duartrokasin. Por pas një barazimi 1-1 kundër Uellsit, veprimet si sjellja e një floktari janë vetëm një gjë: e turpshme” – shkroi Boni.

Zvicra barazoi me Uellsin 1:1 në xhiron e parë të fazës së grupeve. “Helvetikët” bëjnë pjesë në grupin A bashkë me Uellsin, Italinë dhe Turqinë.


(Kosova Sot Online)