Franca e mposht Gjermaninë në derbin e grupit të vdekjes

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 23:12
Franca e mposht Gjermaninë në derbin e grupit të vdekjes

Franca e ka fituar ndeshjen derbi të xhiros së parë të grupeve në Euro 2020 ndaj Gjermanisë. “Gjelat” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Gjermanisë falë një autogoli të shënuar.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar nga Franca, Hummels në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në portën e vet në minutën e 20-të ndeshjes.

Më pas ndeshja u bë më e ndezur, sidomos pjesa e dytë me disa raste nga të dyja anët. Në minutën e 85-të, Benzema shënoi gol, por u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje.

Edhe Mbappe gjithashtu realizoi paraprakisht, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Gjermanët patën posedimin e topit, por u mungoi konkretizimi.

Me këtë fitore, Franca shkon në vendin e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia në vendin e parë. Gjermania mbetet e treta pa pikë, njëjtë sikur Hungaria. 

(Kosova Sot Online)