Fillon faza e dytë e ndeshjeve, sot zhvillohen tri takime interesante në Euro 2020

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 09:32
Fillon faza e dytë e ndeshjeve, sot zhvillohen tri takime interesante në Euro 2020

Sot (e mërkurë) janë në orar të zhvillohen edhe tri ndeshje në kuadër të takimeve të dyta grupeve në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pas përfundimit të ndeshjeve të para të grupeve, tani radhën e kanë takimet e dyta dhe situata vetëm sa shkon e nxehet.

Grupi A do t’i zhvillojë dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ndërsa njëri takim i takon Grupit B.

Është pikërisht ndeshja e grupit B, mes Finlandës dhe Rusisë, ajo e cila e hap ditën me fillim nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin Gazprom Arena (St Petersburg).

Nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi me Turqisë dhe Uellsit në stadiumin Baku Olympic të Bakut në Azerbajxhan.

Nga ora 21:00 është padyshim ndeshja më e mirë e ditës së sotme, pasi ndeshen Italia dhe Zvicra në Stadiumin Olimpico të Romës. 

(Kosova Sot Online )