E largoi birrën nga tavolina, por Pogba e pranoi trofeun me logo të Heinekenit

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 13:46
E largoi birrën nga tavolina, por Pogba e pranoi trofeun me logo të Heinekenit

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, të martën gjatë konferencës për media të Euro 2022, e largoi nga tavolina shishen e birrës Heineken. Kjo, pasi Pogba njihet si mysliman i devotshëm dhe alkooli për besimtarët e fesë islame është haram.

Por, Pogbas duket se nuk i ka penguar logoja e Heinekenit në trofeun që mori pasi u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren e Francës kundër Gjermanisë.

Videoja e Pogbas duke e larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina ku po mbahej konferenca për media e Euro 2022, u bë virale në rrjetet sociale. Në vend të shishes së birrës, ai në tavolinë la vetëm shishen me ujë.

Sipas fesë islame, pirja e alkoolit është e ndaluar, prandaj duket se Pogba e bërë veprimin e tij për të mos i bërë reklamë birrës.

Por, reklama e Heineken duket se nuk i pengoi yllit të Manchester Unitedit pas ndeshjes me Gjermaninë, ku u shpall lojtar i ndeshjes dhe mori trofeun.

Në trofeun që iu dha Pogbas, është logoja e birrës Heineken, e po ashtu sfondi i fotografisë ku Pogba shihet i buzëqeshur me trofeun në duar, është i mbushur me logo të Heineken.

Ndryshe, veprimi i Pogbas erdhi pas atij të Cristiano Ronaldos, i cili të hënën mbrëma në konferencën para ndeshjes së Portugalisë kundër Holandës hoqi nga tavolina dy shishe të Coca-Colas.

“Pini ujë”, tha Ronaldo në gjuhën portugeze, derisa po hiqte shishet e Coca-colas.

(Kosova Sot Online )