Trajneri i Zvicrës: Italianët vrapuan 6 kilometra më shumë se ne

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 08:57
Trajneri i Zvicrës: Italianët vrapuan 6 kilometra më shumë se ne

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka pranuar se Italia ishte superiore ndaj skuadër së tij dhe se e meritoi fitoren 3:0 në Euro 2020, duke thënë se lojtarët e tij vrapuan gjashtë kilometra më pak sesa të kaltrit.

Italia e mbizotëroi Zvicrën plotësisht, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë të Grupit A të mërkurën, me Manuel Locatellin që shënoi dy herë dhe Ciro Immobilen që realizoi një herë.

Petkovic e pranoi se skuadra e tij u rrah bindshëm nga një ekip shumë i fortë italian, i cili beson se ai mund të shkojë larg në këtë turne.

“Ne luajtëm kundër një Italie shumë e fortë. Ata krijuan probleme për ne, ne nuk ishim 100 për qind të sigurt”, tha Petkovic.

“Ne pranuam gola, nuk ishim të sigurt dhe kjo nuk është normale për ne”, shtoi ai.

Trajneri serb theksoi se skuadra e tij bëri gabime të qarta kundër një Italie të pafalshme.

“Për mua është shumë e qartë. Të gjithë bënë gabime, nuk luajtëm në 100 për qindëshin tonë. Italia vrapoi gjashtë kilometra më shumë se ne, është fakt fizik dhe mendor”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )