Messi është më i miri në botë dhe këtë s’e them për ta zhvlerësuar Ronaldon, thotë Del Bosque

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 09:59
Messi është më i miri në botë dhe këtë s’e them për ta zhvlerësuar Ronaldon, thotë Del Bosque

Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Maridit, Vicente del Bosque, këmbëngul se Lionel Messi duhet të vlerësohet si futbollisti më i mirë në gjithë botën, para Cristiano Ronaldos.

Del Bosque beson se veçoria kryesore e Messit që e bën atë të dallohet nga të tjerët është fakti se ai ende luan futboll kreativ të rrugës, të cilin duan ta shohin tifozët.

“Messi (është më i miri në gjithë botën) dhe nuk ju tregoj pse”, tha Del Bosque për Canal Sur.

“Nuk po e them për ta zhvlerësuar Cristianon. Messi është një djalosh nga rrugët, nga lagjja. Ai është njëri nga ata me të cilin kemi luajtur dhe i cili na ka tallur në fushë. Për këtë arsye ai është më i miri në botë”, shtoi ai.

Messi është kapiten i Argjentinës dhe lider i saj në Kupën e Amerikës që filloi këtë muaj.

Cristiano Ronaldo, në anën tjetër, shënoi dy gola në ndeshjen hapëse të Portugalisë kundër Hungarisë në Euro 2020.

(Kosova Sot Online )