Brazili nuk ndalet, e deklason Perunë me rezultat 4-0

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 08:33
Brazili nuk ndalet, e deklason Perunë me rezultat 4-0

Brazili ka fituar me rezultat 4-0 kundër Perusë duke vazhduar kështu ecurinë e mirë në Copa Amerika. Pas fitores 3-0 kundër Venezuelës, Brazili sonte e ka mundur Perunë me rezultat 4-0. Alex Sandro (12), Neymar (68), Ribeiro (90)  dhe Richarlison (93) shënuan në këtë ndeshje për Brazilin.Brazili e ka vazhduar formën e mirë në Copa Amerika duke e fituar edhe ndeshjen e dytë në Grupin B të Copa Amerikës.

Brazili luajti më mirë në këtë ndeshje që nga fillimi ku edhe filluan që të rrezikojnë. Goli i parë në ndeshje erdhi pas një bashkëpunimi në mes të Gabriel Jesus dhe Alex Sandro ku ky  i fundit shënoi gol në minutën e 12-të.

Gjatë pjesës së parë Fabinho godit shtyllën në minutën e 25-të. Ky  ishte edhe rasti i fundit ideal për Brazilin brenda pjesës së parë kurse Peru nuk arriti që ta rrezikonte asnjëherë portën e Brazilit seriozisht.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Brazilit. Neymar arriti të goli i dytë në këtë ndeshje duke shënuar një gol interesant në minutën e 68-të. Neymar do të kishte dorë edhe në golin e tretë pasi që ishte ai që e ndërtoi aksionin. Pasi pasoi të Richarlison ky e gjeti mirë Ribeiron i cili nuk e pati të vështirë të shënonte golin e fundit në këtë ndeshje në minutën e 90-të. I fundit që u shënua në listën e realizatorëve ishte Richarlison i cili shënoi gol në minutën e 93-të të ndeshjes. Kjo fitore i jep 6 pikë Brazilit nga dy ndeshje të zhvilluara na Copa Amerika në Grupin B, të cilit grup i prin duke lënë pas Kolumbinë në vendin e dytë që ka 4 pikë.

E fundit në grup është Peru, të cilët sonte kanë luajtur lojën e parë në Grupin B.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/FD99ojjqk3NCxZIRATuh_18_df9047c3440c8f22e20b31338baa9221_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online )