Pele: “Dua që Neymari ta thyejë rekordin tim”

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 08:37
Pele: “Dua që Neymari ta thyejë rekordin tim”

Pele dëshiron që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.

Neymar realizoi golin e 68 në karrierë për Brazilin në fitoren 4-0 ndaj Perusë dhe i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles.

Legjenda e Brazilit dhe Botës përgjithësi, numëron 77 gola, shifra të arritshme këto duke parë moshën e Neymar dhe Pele shpreson që ylli i PSG-së t’ia dalë.

“Sa herë e shoh këtë djalosh, ai është duke qeshur. Është e pamundur që të mos qeshësh edhe ti”, shkroi Pele.

“Unë, si të gjithë brazilianët, jam  shumë i lumtur kur e shoh atë duke luajtur. Sot, ai bëri edhe një përpara për rekordin tim me Selecao. Jam duke u lutur që ai të arrijë atë, me të njëjtën buzëqeshje që kur e kam parë për herë të parë”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)

(Kosova Sot Online )