Dumfries sërish më i miri, gjigantët evropian janë hedhur në sulm pas tij

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 09:31
Dumfries sërish më i miri, gjigantët evropian janë hedhur në sulm pas tij

Denzel Dumfries është shpërblyer sërish. Ai është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën mes Holandës dhe Austrisë. 25-vjeçari, që luan si mbrojtës i djathtë, arriti të shënojë në fitoren 2-0 të Holandës, derisa për 90 minuta ishte pothuajse i pakalueshëm në mbrojtje.

Kjo është hera e dytë që vlerësohet me çmimin e lojtarit të ndeshjes, e fitoi edhe në sfidën debutuese në “Euro 2020”. Forma e mirë që po tregon në Kampionatin Evropian, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve në Evropë, që janë të gatshëm t’ia rrëmbejnë PSV-së 25-vjeçarin sapo të mbyllet “Euro 2020”.

(Kosova Sot Online )