Ashley Young zyrtarisht largohet nga Interi dhe rikthehet në Premierligë

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 10:34
Ashley Young zyrtarisht largohet nga Interi dhe rikthehet në Premierligë

Ashley Young më nuk është pjesë e Interit. Zyrtarisht, pas dy sezoneve në Itali, 35-vjeçari është rikthyer në Premierligë. Ai është transferuar te Ason Villa, klub në të cilin ka luajtur pesë sezone, nga viti 2006 deri më 2011. Young largohet nga Interi me kokën lart, pasi arriti të shpallet kampion i Italisë për sezonin 2020/21 dhe bëri 59 paraqitje në dy sezone, shënoi 5 gola.

“Kur dëgjova për interesimin e Aston Villës e telefonova agjentin dhe i thash bëj çfarë të mundesh dhe përfundoje punën”, tha Ashley Young, i cili me shumë dëshirë u rikthye në klubin ku edhe bëri emër.

Në etapën e parë te Aston Villa, Young ka bërë 190 paraqitje, ka realizuar 38 gola.

(Kosova Sot Online )