Formacionet e mundshme të përballjes Kroaci-Çeki

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 10:51
Formacionet e mundshme të përballjes Kroaci-Çeki

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Republikës Çeke do të luajnë sot (e premte) mes vete në kuadër të Grupit D në Euro 2020.

Kroatët dhe çekët do të ndeshen në një takim të fortë të raundit të dytë në Grupin D, takim që zhvillohet nga ora 18:00 në Hampden Park të Gllasgou.

Ballkanasit vijnë nga një humbje minimale nga Anglia në ndeshjen e parë dhe synon ta marrin fitoren e parë për të shpresuar në kualifikim tutje. Në anën tjetër, Çekia ka fituar ndeshjen e parë ndaj Skocisë dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për të bërë një hap tutje drejt kualifikimit.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Kroacia pritet të luajnë titullar yje si Luka Modric dhe Ivan Perisic, ndërsa te Çekia emra si Patrik Schick dhe Jakub Jankto.

Kroacia: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic; Rebic, Vlasic, Perisic; Petkovic; 

Çekia: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick.

Image

(Kosova Sot Online )