Zyrtare: Busquets negativ për COVID-19 dhe i bashkohet Spanjës

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 11:06
Zyrtare: Busquets negativ për COVID-19 dhe i bashkohet Spanjës

Sergio Busquets është i gatshëm për Poloninë. Ai i është bashkuar Spanjës pas disa ditëve larg skuadrës për shkak se kishte rezultuar pozitiv. Busquets nuk pritet të jetë titullar në këtë takim, por do të ketë minuta për të qenë sa më gati për pjesën më të rëndësishme të Kmapionatit Evropian. 

Sergio Busquets ka rezultuar negativ në testin e radhës për COVID-19 dhe do t’i bashkohet Spanjës para ndeshjes me Poloninë. Ai nuk pritet të jetë titullar në këtë takim, por do të ketë minuta për të debutuar në “Euro 2020”. Busquets do të jetë një aset i rëndësishëm për Luis Enriquen që e nisi me barazim Kampionatin Evropian.

(Kosova Sot Online )