300 milionë, tjetër rekord për Cristiano Ronaldon

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 16:20
300 milionë, tjetër rekord për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është bërë personi më i ndjekur në histori të Instagramit.

Ai këtë të premte ka kapur shifrën e 300 milionë ndjekësve në Instagram, vetëm llogaria zyrtare e vet Instagram ka më shumë, 397.

Pas Ronaldos, i dyti renditet aktori sot më i kërkuar dhe paguar, Dwayne Johnson, i cili ka lënë prapa Ariana Granden, dikur shtyhej me CR7.

Johnson numëron 246 milionë ndjekës, derisa Ariana Grande 244 milionë.

Lionel Messi renditet i teti me 218 milionë ndjekës, derisa Neymar i 17-ti me 152 milionë.

(Kosova Sot Online)