Neymar shpërthen në lot kur e kupton se sa afër është që ta thyejë rekordin e Peles

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 10:01
Neymar shpërthen në lot kur e kupton se sa afër është që ta thyejë rekordin e Peles

Neymar shpërtheu në lot gjatë një interviste emocionuese pas fitores bindëse të Brazilit në Kupën e Amerikës ndaj Perusë.

Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e tij të 68-të me kombëtare kundër skuadrës së Ricardo Gareca në ballafaqimin e Grupit A – që do të thotë se ai është vetëm nëntë gola prapa sulmuesit legjendar Pele në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Brazili.

Ishte një moment i veçantë për lojtarin e Paris Saint-Germain , i cili bëri paraqitjen e tij të 107 për Seleçaot kundër La Blanquirroja.

Pas ndeshjes, ai filloi të qante kur e kuptoi se sa afër është ta thyejë rekordin e Peles.

“Është duke lëvizur për mua [për t’iu afruar rekordit të Peles], unë kam kaluar shumë gjëra gjatë këtyre dy viteve të fundit”, ka thënë Neymar.

“Këto numra [të golave] nuk janë asgjë më shumë sesa gëzimi im për të luajtur për Brazilin, duke përfaqësuar vendin tim, familjen time. Ne të gjithë po kalojmë një moment shumë të çuditshëm, një moment shumë të vështirë në Brazil dhe në mbarë botën”.

(Kosova  Sot Online )