Laporta premton edhe 3 ose 4 transferime tjera te Barcelona

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 12:03
Laporta premton edhe 3 ose 4 transferime tjera te Barcelona

Barcelona po tregohet mjaft aktive në tregun e transferimeve këtë afat kalimtar.

Përkundër borgjeve të mëdha që kanë, kataloniasit po freskojnë ekipin me “gjak” të ri.

Por, përvec këtyre transferimeve, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se do të synojnë të bëjnë edhe tri ose katër transferime tjera.

“Përveç transferimeve që kemi bërë, ne planifikojmë të bëjmë 3 ose 4 transferime të reja. Ne do të krijojmë ekip kompetitiv, ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe çdo gjë tjetër”, u shpreh presidenti katalan.

Kujtojmë se deri më tani Barcelona ka transferuar Memphis Depay, Sergio Agueron, Eric Garcian dhe Emerson. 

(Kosova Sot Online)