Bale: Me Ancelottin do të bëjmë gjëra të mëdha në Real Madrid

  • A.P /
  • 20 qershor 2021 - 17:29
Bale: Me Ancelottin do të bëjmë gjëra të mëdha në Real Madrid

Gareth Bale është shprehur i gatshëm për t’u kthyer në Real Madrid këtë verë dhe e ka lartësuar trajnerin e ri të madrilenëve, Carlo Ancelotti, duke e nënvizuar njëkohësisht edhe marrëdhënien e mirë që e ka me të.

Edhe pse e ardhmja e tij ende është e pasigurt, Bale do të kthehet në Santiago  Bernabeu pas Euro 2020 pasi ka kontratë edhe një vit me klubin, pasi sezonin e kaluar qëndroi te Tottenhami në huazim

Por gjasat që ai të mbetet në Real Madrid janë rritur dukshëm pas kthimit të trajnerit Carlo Ancelotti në Madrid.

Bale dhe Ancelotti e fituan Ligën e Kampionëve së bashkë në kryeqytetin spanjoll në vitin 2014.

Duke folur para ndeshjes së Uellsit dhe Italinë në Euro 2020, Bale tha: “Mund vetëm të them se kam marrëdhënie të mira me të.”

“Ai është trajner i madh dhe do të bëjë gjëra të mëdha në Real Madrid”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)