Ukraina dhe Austria zhvillojnë ndeshjen vendimtare për kualifikim, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 10:22
Ukraina dhe Austria zhvillojnë ndeshjen vendimtare për kualifikim, formacionet e mundshme

Ukraina dhe Austria do ta zhvillojnë ndeshjen më të zjarrtë të ditës së sotme në Euro 2020.

Pas dy ndeshjeve të para, të dyja ekipet kombëtare kanë grumbulluar nga tri pikë, duke fituar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duke humbur nga Holanda.

Tani është radha të ndeshen mes vete, ku është ndeshje vendimtare për të kaluar nga Grupi C.

Ukraina për momentin ndodhet në vendin e dytë me bilanc golaverazh më të mirë 4:4, për dallim nga Austria që ka 3:3.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku dy ekipet duan kualifikimin.

Takimi mes Ukrainës dhe Austrisë zhvillohet në stadiumin Arena Nationala në Bukuresht të Rumanisë.

Formacionet e mundshme:

Ukraina: Buschann, Karavaev, Matvienko, Zabarnyi, Mykolenko, Zinchenko, Sydorchuk, Shaparenko, Malinovskiy, Yarmolenko, Yaremchuk.

Austria: Bachmann, Lienhart, Alaba, Hinteregger, Schlager, Lainer, Laimer, Sabitzer, Ulmer, Kalajdzic, Arnautovic. 

(Kosova Sot Online )