Lexoni edhe:
Xhaka: Njerëzit duan ta shkatërrojnë Zvicrën por kot e kanë, jemi të fortë
Skocia e ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes jetësore me Kroacinë në Euro 2020, pasi mesfushori i saj Billy Gilmour do të mungojë si pasojë e infektimit me COVID-19 të martën.Ylli i Chelseat bëri paraqitje të mrekullueshme në barazimin e Skocisë pa gola me Anglinë të premten në Wembley, i cili ia siguroi pikën e parë në Euro 2020 skuadrës së Steve Clarke.
Xhaka: Njerëzit duan ta shkatërrojnë Zvicrën por kot e kanë, jemi të fortëLexoni edhe:
Ky barazim nënkupton se Skocia duhet të fitojë patjetër kundër Kroacisë të martën mbrëma, për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve, por këtë do t’i duhet ta bëjë pa llogaritur në shërbimet Gimlour, i cili u infektua me virus. Në një komunikatë, Federata e Futbollit e Skocisë konfirmoi se adoleshenti do të mungojë kundër Kroacisë sepse është i detyruar të vetizolohet për 10 ditë.
(Kosova Sot Online )