
Lexoni edhe:
Liverpooli nuk ngopet me Shaqirin: 6 postime për të brenda 24 orëve të fundit
Ndonëse ishte parashikuar që vizitat mjekësore të Gigi Donnarummas, para se të firmosë me PSG-në, të kryheshin që javën e kaluar, gjithçka u shty për disa ditë, në mënyrë që gardiani të mos shpërqendrohej në grumbullimin me Italinë.
Por pas përfundimit të fazës së grupeve, Roberto Mancini u ka dhënë futbollistëve të tij një ditë pushim dhe Donnarumma e ka shfrytëzuar për t’iu drejtuar një klinike në Romë dhe për të kryer testet mjekësore në praninë e mjekëve francezë të PSG-së.
Liverpooli nuk ngopet me Shaqirin: 6 postime për të brenda 24 orëve të funditLexoni edhe:
I rritur në akademinë e Milanit, Donnarumma luan prej disa sezonesh në nivele të larta në Serinë A dhe së fundi refuzoi të rinovojë me kuqezinjtë, kontratën që i skadon më 30 qershor, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për pagën. Nga kjo situatë përfitoi maksimalisht PSG-ja, që do të marrë në “Parc des Princes” një nga portierët më të mirë në qarkullim, pa paguar asnjë lekë për kartonin, megjithatë do të duhet t’i garantojë një pagë të majme prej 12 milionë eurosh në sezon.
Gianluigi #Donnarumma, stamattina le visite mediche col #PSG.
— Raimondo De Magistris (@RaimondoDM) June 21, 2021
Verso le 9.00 il portiere classe '99 ha lasciato l'albergo della Nazionale a Roma, con Gianluca Vialli, per effettuare i test fisici.
Video di @TuttoMercatoWeb pic.twitter.com/SpazR9iUsW
(Kosova Sot Online )