Ish-ylli i Gjermanisë e quan budalla Ronaldon

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 15:58
Ish-ylli i Gjermanisë e quan budalla Ronaldon

Ish-ylli gjerman i Liverpoolit, Dietmar Hamann, e ka quajtur budalla Cristiano Ronaldon, pas disfatës së Portugalisë 4:2 kundër Gjermanisë në Euro 2020 në Munih.

Ronaldo, i cili e shënoi golin e parë në atë ndeshje por në fund përfundoi si humbës, e mori vëmendjen me një çast magjik kur e dribloi Antonio Rudigerin duke shfaqur aftësi mahnitëse.

Driblimi që ia bëri sulmuesi i Juventusit mbrojtësit të Chelseat u cilësua si turpërim, pasi Ronaldo ia kaloi topin mbi kokë atij dhe u bëri sikur do ta kapte me dorë, para se ta pasonte me thembër te një bashkëlojtar duke shikuar anash.

(Kosova Sot Online)