Sonte mësohet fati i grupit D në Euro 2020, luhen dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 09:10
Sonte mësohet fati i grupit D në Euro 2020, luhen dy ndeshje interesante

Euro 2020 do të vazhdojë sonte me dy ndeshje mjaft interesante. Grupi D do të përfundojë garimin, teksa do të luhet xhiroja e fundit.

Anglia dhe Çekia do të përballen mes vete, por të dyja tashmë e kanë të garantuar kualifikimin tutje.

“Tre Luanët” do të tentojnë të fitojnë sonte që ta mbyllin fazën e grupeve në pozitën e parë, kurse në anën tjetër çekët me një barazim eventual do të mbeteshin të parët në grupin D.

Ndeshja tjetër interesante e këtij grupi është mes Kroacisë dhe Skocisë. Nënkampionia e botës, Kroacia ka zhgënjyer me paraqitje në dy ndeshjet e para dhe sonte do të tentojë fitoren, e cila e kualifikon tutje.

Por, e njëjta vlen edhe për Skocinë, që me fitore do të kualifikohej për 1/8 e finales së Kampionatit Evropian. Barazimi nuk i kryen punë asnjërës skuadër.

Kujtojmë se të dyja këto ndeshje startojnë nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )