Plani i pabesueshëm i Laportas: Messi dhe Ronaldo së bashku në Barcelonë

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 16:23
Plani i pabesueshëm i Laportas: Messi dhe Ronaldo së bashku në Barcelonë

Sipas AS, presidenti i Barcelonës Joan Laporta po mendon të bashkojë Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin në një skuadër, duke ofruar Antoine Griezmann ose Coutinhon në Juventus. E ardhmja e Ronaldos në Torino është në dyshim pasi asit portugez i mbetet vetëm një vit në kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas disa raporteve në Itali, Juventus është i hapur për të shitur ish-yllin e Real Madrid për 29 milionë euro në verë, por Ronaldo do të vendosë të ardhmen e tij në klub vetëm në fund të Euro 2020. Agjenti i tij Jorge Mendes ishte në Milano disa javë më parë, por nuk u takua me drejtuesit e Juventusit.

Siç raporton AS, Barcelona është një nga destinacionet e mundshme për Cristiano Ronaldon pasi presidenti i katalonasve Joan Laporta po ëndërron të sjellë CR7 dhe Messi së bashku në Nou Camp. Sipas raportit, Laporta dëshiron të ofrojë Antoine Griezmann, Sergi Roberto ose Coutinho në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me legjendën e Real Madridit. Pavarësisht situatës së vështirë financiare të Barcelonës, katalanasit mund të bëjnë një shkëmbim lojtarësh nga ku nuk do të shpenzonin para. Besohet gjithashtu se të ardhurat e Barcelonës do të dyfishohen nëse Ronaldo bashkohet me Messin në Nou Camp. Nuk ka ndonjë përgjigje nga kampi i Ronaldos lidhur me këtë çështje.

(Kosova Sot Online )