Ende nuk ka marrëveshjes mes Messit dhe Barcelonës

  • S.A /
  • 23 June 2021 - 10:10
Ende nuk ka marrëveshjes mes Messit dhe Barcelonës

Barcelona dhe Lionel Messi janë në bisedime, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës, sipas Goal.com.

Marrëveshja e Messit në klubin katalonas mbaron në fund të qershorit, që nënkupton se ai do të jetë lojtar i lirë pas rreth një jave. Edhe pse Barcelona mbetet optimiste se Messi do ta vazhdojë kontratën me të, arritja e një marrëveshje mes palëve nuk duket e pashmangshme.

Megjithëse propozimi formal i Barçës vijon të diskutohet, Goal thotë se drejtuesit e gjigantit katalonas ende s’i kanë bërë ofertë zyrtare argjentinasit.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta dhe Jorge Messi, babai dhe menaxheri i lojtarit, vijojnë bisedimet për një marrëveshje të r.

Messi, ndërkohë, mbetet i përqendruar në Kupën e Amerikës, ku është duke u udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë.

Prioriteti i 33-vjeçarit nuk është ekonomik. Ai po kërkon garanci nga Barcelona se do ta ketë një ekip më garues në fushë, pasi tani po futet në perëndim të karrierës. 

(Kosova Sot Online )