Barcelona duhet t’i lirojë rreth 200 milionë euro në paga për ta mbajtur Messin

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 18:58
Barcelona duhet t’i lirojë rreth 200 milionë euro në paga për ta mbajtur Messin

Nuk është sekret që Barcelona do të duhet ta reduktojë numrin e lojtarëve këtë verë për të krijuar fonde për krizën financiare që i ka kapluar.

Barcelona ka borgje të mëdha, por megjithatë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Sergioe Agueros, Eric Garcias, Emerson Royal dhe Memphis Depay, por tani urgjenca oër të rritur fondet është e nevojshme.

Sipas RAC1, klubi duhet të lirojë rreth 200 milionë euro në paga për ta mbajtur Messin në klub.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë është paralajmëruar për situatën e komplikuar dhe sqaroi ditë më pare se për çdo 100 milionë euro të liruara, vetëm 25 milionë prej tyre mund të shfrytëzohen.

Kështu, Barcelona do të kërkojë të lirojë lojtarë me paga të larta dhe të atillë që nuk janë  në planet e Ronaldo Koemanit.

Të tjerët do t’u duhet të pranojnë shkurtime pagash  për t’iu përshtatur kërkesave të klubit.


(Kosova Sot Online)