Nga Lambo te Ferrari, Hysaj i bën dhuratë vetes një super veturë luksoze, kushton së paku 200 mijë euro

  • S.A /
  • 26 June 2021 - 14:05
Nga Lambo te Ferrari, Hysaj i bën dhuratë vetes një super veturë luksoze, kushton së paku 200 mijë euro

Elseid Hysaj është në qendër të merkatos prej javësh dhe kohët e fundit ai flitet se ka marrëveshje me Lazion, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Napolin.

Për momentin ai po shijon pushimet dhe së fundmi i ka bërë dhuratë vetes.

Hysaj ka vendosur të bëjë të tijën një makinë sportive Ferrari, mjaft luksoze dhe me çmim të kripur, gjithsesi e përballueshme nga një futbollist i nivelit të lartë si Hysaj.

Kjo veturë vlen më shumë se 200 mijë euro dhe është fjala e fundit e markës italiane.

Hysaj ka zgjedhur ngjyrën e verdhë. Shkodrani njihet gjerësisht për dashurinë e tij për makinat sportive.

Në garazhin e tij, ndër të tjera janë një Lamborghini, si dhe një Mercedes Benz GLE.

(Kosova Sot Online )