Uells – Danimarkë, formacionet zyrtare

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 17:27
 Uells – Danimarkë, formacionet zyrtare

Magjia e Kampionatit Evropian rikthehet sot me fillim nga ora 18:00, teksa gjithçka është gati për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kampionatin Evropian.

Uellsi dhe Danimarka do të masin forcat me njëra tjetrën për ta siguruar një vend në çerekfinalen e Euro 2020.

Të dyja këto ekipe përfunduan në pozitat e dyta në grupet përkatëse, Uellsi me katër pikë, kurse Danimarka siguroi kualifikimin tutje në ndeshjen e fundit.

Të dyja ekipet kanë publikuar edhe formacionet startuese:

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit mes Holandës dhe Çekisë.

(Kosova Sot Online)