
Chiesa përshkruan golin ndaj Austrisë: Qëndrova i qetë

Federico Chiesa tha se ai qëndroi i qetë teksa e përshkroi golin e tij ndaj Austrisë dhe theksoi se Italia e meritoi kualifikimin në çerekfinale.
23-vjeçari zhbllokoi rezultatin në vazhdime të ndeshjes ndaj Austrisë në “Wembley”,
“Ne e merituam të shënonim dhe të kualifikoheshim. Trajneri dëshiroi që ne të ishim gati. Ai vazhdonte të thoshte se janë 26 startues dhe të gjithë duan të ndihmojnë” – tha Chiesa për Sky Sport Italia.
Ish-futbollisti i Fiorentinas i dha Italisë epërsinë në minutën e 95-të të ndeshjes.
“Unë qëndrova i qetë. Në këto situata, ti dëshiron të shkosh direkt për gol. Në vend të kësaj, unë vendosa që ta ndalja topin dhe të pushoja pak para se të gjuaja” – tregoi anësori i Juventusit.
Italia siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2020 pasi fitoi 2:1 në vazhdime ndaj Austrisë, kurse tani do të përballet me fituesin e duelit mes Belgjikës dhe Portugalisë.
(Kosova Sot Online)