De Bruyne dhe Hazard mungojnë në ndeshjen ndaj Italisë

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 19:18
De Bruyne dhe Hazard mungojnë në ndeshjen ndaj Italisë

Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard të dy do të mungojnë në ndeshjen çerekfinale ndaj Italisë.

Të dy lojtarët u lënduan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë, që e fituan me rezultat minimal 1:0.

Por, përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez tha se të dy mund të rikthehen në ndeshjen gjysmëfinale nëse belgët shkojnë tutje.

(Kosova Sot Online)