Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin e super ndeshjes Francë – Zvicër

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 23:37
Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin e super ndeshjes Francë – Zvicër

S’ka fitues as pas vazhdimeve në ndeshjen Francë – Zvicër, e vlefshme për të tetën e finales në Kampionatin Evropian.

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rezultat 3:3. Në vazhdime nuk pati gola dhe fituesi do të përcaktohet në penallti.

Ishte Haris Seferovic i cili e shënoi golin e parë dhe kaloi Zvicrën në epërsi duke e befasuar kampionin e botës. Njëherit, ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 55-të Zvicra pati mundësinë ta shënonte ndoshta golin e fitores, por Ricardo Rodriguez dështoi të shënonte nga penalltia

Benzema brenda dy minutave përmbysi gjithçka dhe kaloi Zvicrën në epërsi. Në të 75-tën Pogba dyfishoi epërsinë.

Në të 81-tën, Seferovic ngushtoi epërsinë, kurse në të 90-tën Gavranovic barazoi rezultatin.


(Kosova Sot Online)