Pele i del krah Mbappes: Kokën lart, nesër është dita e parë e rrugëtimit të ri

  • S.A /
  • 29 June 2021 - 10:07
Pele i del krah Mbappes: Kokën lart, nesër është dita e parë e rrugëtimit të ri

Legjenda braziliane Pele i ka ofruar përkrahje Kylian Mbappes, pasi sulmuesi i Paris Saint-Germain e humbi penalltinë vendimtare që i kushtoi Francës me largim të hershem tronditës nga Euro 2020, pas humbjes nga Zvicra. Pas një betejë të zjarrtë 3:3 gjatë 120 minutave lojë, Yann Sommer e mbrojti penalltinë e Mbappes dhe ia siguroi Zvicrës triumfin 5:4 në penallti. Dhe, me atë fitore, Zvicra e rrëzoi kampionen e Botës 2018 dhe favoritin kryesor të Euro 2020. Mbappe ishte i vetmi që e humbi penalltinë. Por penalltia nuk ishte gabimi i vetëm i yllit të Paris Saint-Germain mbrëmjen e së hënës. 

Ai shpërdoroi disa mundësia të arta gjatë ndeshjes dhe në raste ishte shumë vetjak në një natë që qartazi nuk ishte e tija.Por Pele, fituesi i trefishtë i Kupës së Botës, e ka mbrojtur 22-vjeçarin, duke i bërë thirrje ta mbajë kokën lart. Në një reagim në Twitter: “Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër është dita e parë e një rrugëtimi të ri”.

Mbappe dhe Franca ishin në kërkim të lavdisë në Euro 2020, pas suksesit që e korrën në Kupën e Botës 2018, ku Mbappe shkëlqeu dhe u bë kampion bote në moshën 19-vjeçare.

Ai do të ketë kohë të mjaftueshme për ta kërkuar lavdinë në evropian pas katër vjetëve.

(Kosova Sot Online )