Me performancën fantastike, Xhaka “detyron” kritikët t’i bëjnë flokët si ai

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 13:48
Me performancën fantastike, Xhaka “detyron” kritikët t’i bëjnë flokët si ai

Granit Xhaka dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë. Ai udhëhoqi Zvicrën drejt histories, duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian. “Helvetikët” mposhtën favoritin kryesor dhe kampionin aktual të botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte 3:3.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ua mbylli gojën kritikëve me një paraqitje mbresëlënëse dhe me një lidership, duke motivuar bashkëlojtarët gjatë gjithë kohës.

Zëvendëskryeredaktori i gazetës së madhe zvicerane, Blick, Andreas Boni kishte qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Xhakës. Pas barazimit me Uellsin në xhiron e pare të fazes së grupeve, Boni doli me një artikull në Blick, duke kritikuar ashpër Xhakën me shokë.

Ai shkroi për mënyrën se si po sillen futbollistët e Zvicrës në këtë Kampionat Evropian, me theks të veçantë për Granit Xhakën.

“Kjo gjeneratë lojtarësh është larguar nga baza, nga njerëzit e zakonshëm. Ajo tregon një sjellje që nuk mund të kuptohet nga tifozët normalë ose njerëzit në rrugë. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën. Dhe lojtarët, ata tani kanë vetëm një shans për të bindur njerëzit në Zvicër. Duke e lënë performancën të flasë vetë në fushë. Dhe së pari duhet të arrijnë qëllimin minimal, të kalojnë grupet në Euro 2020. Sepse atë që lojtarët nuk e kanë kuptuar ende: Nëse ata kanë performuar mirë dhe kanë arritur një gjysmë finale, për shembull, ata mund të vrapojnë të zhveshur rreth Bundesplatz në Bern pa u ndëshkuar dhe njerëzit do të duartrokasin. Por pas një barazimi 1-1 kundër Uellsit, veprimet si sjellja e një floktari janë vetëm një gjë: e turpshme” – kishte shkruar Boni.

Por, pas një performance spektakolare, Xhaka ka bërë për vete edhe gazetarin e njohur zvicrean, Andreas Boni.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, tregoi se ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë, njëjtë sikur Granit Xhaka, të cilin e kishte kritikuar për këtë gjë. 

https://www.facebook.com/andreas.boeni/posts/10226670498567134

(Kosova Sot Online)