Messi “pushton” edhe Copa American 2021, prin në listën e golashënuesve

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 16:22
Messi “pushton” edhe Copa American 2021, prin në listën e golashënuesve

Krahas Euro 2020, po zhvillohet edhe Copa America me disa nga yjet e futbollit botëror që po marrin pjesë.

Tashmë atje ka përfunduar faza e grupeve dhe janë mësuar çiftet çerekfinale. Argjentina përballet me Ekuadorin, Uruguai me Kolumbinë, Brazili me Kilin dhe Peruja me Paraguain.

Pas katër ndeshjeve, Messi prin në listen e golashënuesve me tre gola. Krahas shënimeve, ai dhuroi edhe dy asiste, duke qenë i jasht i jashtëzakonshëm edhe këtë edicion. Pas Messit janë Neymar, Vargas, Carrillo, Cavani, Gomez, Preciado, Romero dhe Saavedra që kanë nga dy gola të shënuar.

Messi do të tentojë ta fitojë këtë trofe, pasi mund të jetë hera e fundit që paraqitet në këtë turne.

(Kosova Sot Online)